Fosfori i bardhe, Irani: Hetim Izraelit

17/01/2009 16:55

Irani ka kerkuar nje hetim nderkombetar ndaj rasteve te perdorimit te municioneve me fosfor te bardhe nga ana e Izraelit ne Rripin e Gazes.

Lajmin e ka bere te ditur ministri i Jashtem i Teheranit, Manouchehr Mottaki, i cili i ka derguar nje leter Organizates per Ndalimin e Armeve Kimike, qe e ka seline ne Hage.

“Kerkojme hapjen e hetimeve mbi kete tragjedi, si dhe dergimin e ndihmave per palestinezet”, eshte shprehur shefi i diplomacise iraniane ne letren e tij.

Shteti hebre eshte akuzuar se ka perdorur fosfor te bardhe ne Gaza edhe nga organizata joqeveritare Human Rights Watch, si dhe nga nensekretari i OKB-se per Ceshtjet Humanitare, John Holmes.

Top Channel