Part-time, kerkohen kuota shtese

16/01/2009 08:25

Studentet e sistemit part-time, te perzgjedhur nga faza e pare e seleksionimeve te fituesve, jane ne pritje te fillimit te vitit te ri akademik.

Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, thote se viti akademik per studimet part-time mund te filloje ne shkurt, per aq kohe sa vijojne ende regjistrimet.

Sipas rektorit Kule, ne Universitetin e Tiranes numri i kerkesave per part-time ka qene shume i larte. “Duke qene sa ka pasur nje vit nderprerje te ketyre studimeve, do t’i kerkohet Ministrise se Arsimit te miratoje edhe nje kontingjent te ri kuotash shtese”, eshte shprehur ai.

Per kete vit, qeveria ka miratuar ne total per te gjitha universitetet publike 4000 mije kuota ne sistemin e studimeve part-time.

Top Channel