Mima kritika Tatimeve

16/01/2009 15:35

Zevendesministri i Financave, Florion Mima ka leshuar nje lume kritikash ndaj administrates tatimore, duke e cilesuar ate si te ngurte dhe shpesh here jo transparente.

“Kemi kaq vite qe insistojme dhe nuk marrim shifer nga deklaratat”, u shpreh Mima.

Drejtori i Tatimeve, Arben Sefgjini, deklaroi se ne analizen vjetore te administrates tatimore se programi i te hyrave tatimore ne vitin 2008 eshte realizuar sipas parashikimeve te buxhetit dhe rezulton me rritje te te ardhurave me 20 perqind.

‘Nje nga faktoret  per rritjen e te ardhurave eshte edhe permiresimi i elementeve qe kane te bejne me punen e administrates”, u shpreh Sefgjini.

I ftuar ne analizen vjetore te administrates tatimore, zevendesministri Mima pasi ka degjuar analizen e bere nga drejtori Sefgjini, ka replikuar jo butesisht.

“Nuk degjova asnje fjale per korrupsion. Ende ky vend vazhdon te thithe kritika per kete sektor dhe te gjitha keto sinjale qe ne marrim na bejne te dyshojme se individe te vecante vazhdojne te neperkembin ligjet e shtetit per perfitime personale”, u shpreh Mima.

Sipas tij, nuk eshte dhene asnje shifer per njerez pergjegjes per shkelje qe minimalisht te jene pushuar nga puna ose te jene derguar para drejtesise.

Kritikat e forta te numrit 2 te financave vijne ne nje kohe kur te ardhurat nga tatimet dhe doganat po shfaqin nje tendence renese, e cila ka qene me e theksuar gjate dy muajve te fundit per shkak edhe te renies masive te cmimeve ne tregje.

Top Channel