Zyrtarja e Bush pranon torturat ne Guantanamo

15/01/2009 09:10

Nje zyrtare e larte e administrates se presidentit Bush ka thene per here te pare ne menyre publike se nje prej te burgosurve te mbajtur ne burgun e Guantanamos ne Kube eshte torturuar.

Zyrtarja, Susan Crawford eshte ngarkuar me detyren per te sjelle para gjyqit te burgosurit e Guantanamos. Ajo i tha gazetes amerikan, “Washington Post” se ka mohuar çdo akuze te mundshme kunder Mohammed al-Katanit, sepse menyra se si ai eshte trajtuar, i permbushte te gjitha perkufizimet ligjore te tortures.

Amerikanet pretendojne se ai kishte planifikuar te merrte pjese ne sulmet e 11 shtatorit ne Nju Jork dhe Uashington. Avokatja e te pandehurit tha se klienti i saj ishte ne gjendje shume serioze.

Ne nje tjeter zhvillim, nje gjykates Federal ne Uashington ka kerkuar lirimin e nje personi qe mbahej prej 7 vjetesh ne Guantanamo pa dale asnjehere para gjyqit. Ai ishte kapur ne Pakistan kur ishte vetem 14 vjec. Gjykatesi tha se kunder te burgosurit nuk kishte deshmi te besueshme.

Top Channel