MTKRS, nisme te re per te nxitur leximin

15/01/2009 18:05

Afrimi i te rinjve me librin. Per kete qellim, MTKRS nepermjet Drejtorise se politikave rinore ka ndermarre nje nisme qe konsiston ne takime dhe bashkebisedime te studjuesve dhe shkrimtareve me nxenesit e shkollave te mesme te Tiranes, por edhe dhurime librash artistike per bibliotekat e ketyre shkollave.

“Duke pasur parasysh angazhimin dhe mbeshtetjen e qeverise ndaj librit artistik, Drejtoria e politikave rinore ka nisur nje program per afrimin e te rinjve me librin”, deklaron Migena Reci, drejtoreshe e politikave rinore.

Sipas Drejtorise se politikave rinore, gjate cdo jave do te zhvillohet nje takim mes nxenesve te nje shkolle dhe studjuesi apo shkrimtari.

“Gjate takimit eshte e rendesishme vendosja e nje komunikimi dhe diskutimi qe te nxise te rinjte te afrohen me librin dhe qe libri t’i nxise ata te shkruajne”, sqaron Reci.

Keto takime do te sherbejne edhe per te zbuluar preferencat letrare te te rinjve, per te mundesuar me pas dhurimin e librave. “Gjate takimeve do kete diskutime edhe mbi preferencat e femijeve dhe do te kete dhurime te librave artistike per bibliotekat e shkollave”, shton Reci.

Top Channel