Itali, antimafia arreston kreun e Camorra-s

15/01/2009 09:00

Giuseppe Setola, nje nga personat me te kerkuar te Italise, eshte arrestuar ne vendin fqinj pasi arriti te shmange policine per dy dite rresht.

Gjate arratisjes se pare ne nje kanal te ujrave te zeza ai ishte plagosur. Gjate arrestimit mafiozi iu drejtua karabiniereve me fjalet: Fituat ju. Setola, i dyshuar si drejtues i nje skuadre mafioze ekzekutimesh, kishte mundur te largohej nepermjet nje tuneli nen vendin ku ai fshihej ne Napoli.

38-vjecari, pjesetar i Camorres, i denuar me pare, u kap pas nje gjuetie te vertete njeriu ne veriun e Napolit, tashme te famshem prej librit te Roberto Savianos, “Gomorrah”. Dy dite me pare, forcat italiane e rrethuan vendin ku fshihej Setola, por ai arriti te largohej permes kalimit te nendheshem.

Kete here, 38-vjecari kish tentuar largimin nga catite e shtepive perqark. Setola dyshohet per 18 vrasje ne Itali, qe prej muajit maj, perfshire dhe ato te 6 emigranteve nga Gana, episod qe shkaktoi trazira te medha ne Napoli. Me heret gjate dites, hetuesit sekuestruan prona e biznese me vlere 10 milione euro, qe besohet se kontrolloheshin te gjitha nga Setola.

Pas arrestimit ministri i Brendeshem i Italise deklaroi se arrestimi i Xhuzepe Setolas ishte nje grusht shume i forte per Camorran.

Top Channel