“Dosjet” rrezojne kryehetuesin e “Gerdecit”

14/01/2009 18:15

Menjehere pas hyrjes ne fuqi te ligjit te dosjeve e ne nje kohe kur prokuroria kishte paralajmeruar zhvillime te reja ne hetime per tragjedine e Gerdecit, kryehetuesi i kesaj dosjeje te rendesishme, Zamir Shtylla, njekohesisht edhe drejtor i kontrollit dhe ndjekjes penale ne Prokurorine e Pergjithshme ka dhene doreheqjen.

Kerkesen me shkrim per doreheqjen nga posti i drejtuesit te sektorit me kyc ne organin e akuzes por edhe nga drejtimi i hetimeve per tragjedine e Gerdecit, Zamir Shtylla ia ka dorezuar kryeprokurores Ina Rama.

Kjo gje eshte konfirmuar zyrtarisht per Top Channel nga vete prokurorja e pergjithshme, por ende nuk dihet se cfare vendimi do te marre kryeprokurorja, nese do ta pranoje apo jo kete doreheqje.

Gjate debateve politike per ligjin e dosjeve, Zamir Shtylla ka qene nje nga njerezit me te sulmuar drejtperdrejt nga kryeministri i vendit Sali Berisha. Por vete, perkunder akuzave politike, Zamir Shtylla i konsideroi deklaratat e Berishes si emocionale dhe te paverteta, pasi sipas tij ai kishte zbatuar ligjin si para viteve 90 ashtu dhe me pas viteve 90, ashtu sikunder ndodhi edhe me arrestimin e Nexhmije Hoxhes dhe te ish-anetareve te tjere te byrose politike.

Shtylla ka hetuar gjithashtu ceshtjen e bandes se Lushnjes, si dhe organizaten terroriste Hakmarrja per Drejtesi. Tashme eshte ne dore te Ina Rames nese do ta pranoje ate dhe te grupimeve politike ose jo, per ta derguar ligjin e dosjeve ne Gjykaten Kushtetuese, si pengesa e vetme tashme per hyrjen e tij ne fuqi.

Top Channel