13-vjeçari hap zjarr në një shkollë në Brazil, dy të vrarë dhe disa të plagosur në Rio Branco
Per presidentin ne largim Xhorxh Bush eshte koha te lere porosite. Ne nje interviste te fundit per Lerri King ne CNN, zoti Bush thote se detyra kryesore e shefit te Shtepise se Bardhe duhet te jete shmangia e nje sulmi tjeter terrorist ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Ai eshte nje nder presidentet qe po largohet me nivelin me te ulet te perkrahjes popullore, por per kete ne intervsite fajeson situaten ekonomike.
“Vendimet i mora ne baze te parimeve dhe nuk do ta shisja shpirtin tim per pak me shume popullaritet”, eshte shprehur Bush.
Duke qendruar tek kriza ekonomike, ai i ka dhene edhe nje keshille Obames. “Kur te behet president, Obama do te mesoje se nuk behen parashikime ekonomike”, ka pohuar Bush.
Ai perkrahu idene e mbylljes se Guantanamos, por vetem ne disa rrethana te drejta, sic i cilesoi ai. Dhe ne fund deklaroi me bindje se amerikanet nje dite do ta kapin Osama bin Ladenin.
Ndersa duke folur mbi angazhimet e tij kur te perfundoje mandatin, Bush eshte shprehur: “Ndoshta do te shkruaj nje liber. Me pelqen te trajtoj ceshtjen e HIV/AIDS dhe me pelqejne edhe detet e oqeanet”.
Top Channel