
Pothuajse asnjehere nuk ka pasur nje histori serioze dashurie, por nuk e perjashton mundesine qe ne te ardhmen te shkoje para altarit.
Behet fjale per bukuroshen hollivudiane Renee Zellweger, e cila ka rrefyer jeten e saj ne nje interviste te gjate per revisten “Marie Claire”. “Une te martohem? Nuk hedh poshte asnje hipoteze, pasi po te hedh syte pas, shikoj se kam bere gjera qe nuk i kam imagjinuar asnjehere edhe pse gjate gjithe kohes jam shume e zene me pune”, shprehet aktorja bionde, e cila eshte shfaqur ne forme gjate parades ne tapetin e kuq te cmimeve “Golden Globe”.
Ne aspektin profesional, jeta e Zellweger eshte shume e ngarkuar. Se fundi ate mund ta shohim ne filmin “Appaloosa”, ndersa se shpejti do nise xhirimet per filmin “My one and only” ku do luaje ne krah te Chris Noth.
“Problemi im i madh eshte se jam ne larg shtepise gjate gjithe kohes, por jeten time nuk e ndiej sikur te jete bosh. Kam shume projekte per te vene ne jete. Dua te studioj histori amerikane e shkenca politike dhe me pas te jetoj ne nje apartament ne France per te permiresuar anglishten time. Prandaj mund te them se kam kohe per gjithcka”, shprehet aktorja amerikane.
Top Channel