
Rreth 20 muaj pas dasmes se zhvilluar ne Miami, gjithcka ka perfunduar mes kengetares britanike Amy Winehouse dhe bashkeshortit te saj, Blake Fielder-Civil.
Muzikanti qe aktualisht ndodhet ne burg ka nisur procedurat per ndarjen zyrtare nga kengetarja e “Fade 2 Black”. Divorci eshte nje levizje e zgjuar per Fielder-Civil, i cili ne kete menyre do fitoje plot 5 milione sterlina.
Lajmin e ben te ditur shtypi britanik qe citon avokatin e muzikantit, Henri Bradman por nje gje te tille e kane pranuar edhe mbrojtesit ligjire te Winehouse. Pasuria e kengetares vleresohet deri ne 10 milione sterlina dhe sipas ligjit britanik, Civil perfiton gjysmen e saj, por rruga per te arritur deri ne kete pike nuk do jete e thjeshte.
Cifti ka pasur perhere nje marredhenie plot ulje e ngritje per shkak te problemeve me drogen qe ata kane pasur. Nderkohe, gjate javeve te fundit Amy ndodhet ne Karaibe ku duket se ka rigjetur shpresen per te jetuar dhe dashurine e radhes. Ajo eshte pare ne shoqerine e aktorit Josh Bowman, ndersa tatuazhi ne trup me emrin e ish bashkeshortit do te shuhet shume shpejt.
Top Channel