Seri vetevrasjesh ne dy ditet e fundit

13/01/2009 16:10

Ne 48 oret e fundit jane regjistruar disa vetevrasje ne te gjithe vendin.

Te henen nje i mitur ne Durres ka qelluar veten me armen e babait te tij, efektiv i forcave te policise. Te dhenat e hetimit flasin se ngjarja ka ndodhur pas nje debati ne familje.

Ndersa vetevrasja e dyte eshte regjistruar ne burgun e sigurise se larte ne Korce, ku nje i akuzuar per vrasje te kryer dy muaj me pare ka varur veten ne dritaren e qelise se tij. Viktima eshte Bashkim Mucka i cili dy muaj me pare vrau ne shtepine e tij kambistin Beqir Basha. I vetevaruri ishte ne pritje te marrjes se vendimit.

Nje 45-vjecar ne qytetin e Vlores me emrin Ferdinad Bedini eshte gjetur i vetevarur prane baneses se tij. Sipas policise, viktima ishte i papune prej kohesh dhe nje nga arsyet qe mund ta kete cuar ne vendimin ekstrem eshte pamundesia per te perballuar jetesen.

Ne Kukes policia ka gjetur trupin e pajete te 45-vjecarit Kapllan Billa. Hetimet e para tregojne per vetevrasje, mbase nga pakujdesia. Viktima kishte dale per gjueti dhe eshte goditur me armen e tij. Ndersa policia e Permetit ka gjetur ne ujerat e lumit Vjose trupin e pa jete te nje gruaje 55-vjecare nene e dy femijeve. Po hetohet per zbardhjen e vdekjes se saj.

Top Channel