
Shume shpejt ne kinemate evropiane do shfaqet premiera e filmit “Milk” me protagonist Sean Penn, ku flitet per politikanin e pare amerikan Harvey Milk, i cili ka pranuar publikisht se ishte homoseksual.
Diku ne mes te filmit eshte xhiruar nje pjese ku dy meshkuj puthen dhe kjo e ka vene jo pak ne siklet familjen e aktorit Penn. “Djalin tim e bezdiste fakti qe une puthja James Franco-n, ndersa vajzes time i ndodhte e njejta gje kur ai me puthte mua”, rrefehet Penn ne nje interviste per “Vanity Fair”.
Harvey Milk emigroi ne SHBA ne vitet ’70 me te dashurin e tij Scott Smith, ku u kthye ne simbol te shoqatave ne mbrojtje te homoseksualeve dhe ai cilesohet si nje hero i levizjeve per te drejtat civile.
“Kur pashe dokumentarin ne nder te tij me vjen keq qe nuk e kam njohur personalisht. Mund te ishte nje i afermi im ose nje politikan i qytetit tim. Regjisori me kishte folur para shume kohesh per kete figure dhe me kishte pyetur nese me interesonte ta interpretoja”, pohon aktori.
Me tej, ai thote se Milk eshte vrare ne moshen 47 vjecare dhe vete ai ka te njejten moshe ne kete interpretim. “Kjo me be ri qe te kaloj shume me pak ore duke u trukuar dhe keshtu e ndieja me afer”, vijon Penn rrefimin e tij te gjate per kete eksperience te pare ne rolin e nje mashkulli gay.
Top Channel