“AI” e shqetesuar per incidentin me “Temen”

13/01/2009 22:20

“Amnesty International” ka shprehur shqetesimin e saj mbi incidentin me gazeten “Tema”. Organizata per mbrojtjen e te drejtave te njeriut i beri thirrje qeverise shqiptare te kryeje hetime te plota dhe te pavarura per te percaktuar shkaqet reale per shperthimin e automjetit te drejtorit te gazetes, Mero Baze.

Analistja e kesaj organizate per Ballkanin, Shon Xhons tha per “Zerin e Amerikes” se zhvillimet qe kane te bejne me “Temen”, per momentin, jane mjaft komplekse dhe “AI” ka rezerva per motivin e mbylljes se zyrave te gazetes.

“Ajo qe ne pamje te pare duket si kercenim per te kufizuar lirine e shypit – tha Xhons – mund edhe te rezultoje ceshtje kontraktuale mes qeverise dhe vete kompanise, pasi edhe kompani te tjera qe e kishin aktivitetin e tyre ne ate godine jane larguar prej andej. Gjithashtu kjo ceshtje po shqyrtohet nga gjykata. Prandaj ‘Amnesty International’ do te deshironte se tepermi qe qeveria te bente nje deklarate per te sqaruar rrethanat e incidentit”.

Brenda nje muaji, gazetes “Tema” iu kerkua te largohej nga godina, pronarit te saj, gazetarit Mero Baze i digjet automjeti dhe ditet e fundit policia bllokon mjediset e gazetes dhe nuk i lejon gazetaret te hyne ne ndertese.

“Amnesty Internatinal” u ben thirrje autoriteteve shqiptare te bejne hetime te hollesishme per te percaktuar shkakun e shperthimit te makines se Bazes.

Xhons kujtoi se kane kaluar disa vjet qe ne Shqiperi nuk ka patur incidente si ky i fundi, per te shtypur fjalen e lire, prandaj organizata nuk po nxitohet te nxjerre konkluzione para perfundimit te procesit gjyqesor dhe hetimit nga ekspertet e kriminalistikes.

Top Channel