“Emri”, raundi i ri me 11 shkurt

13/01/2009 15:55

I derguari i posacem per ceshtjen e emrit kushtetues te Maqedonise, Metju Nimic ka bere te ditur sot se me 11 shkurt do te mbahet raundi i pare i bisedimeve per vitin 2009.

Sic raportojne mediat maqedonase, pritet qe se shpejti te caktohet vendi se ku do te zhvillohet takimi mes negociatorit grek Adamantios Vasilikis dhe atij maqedonas, Zoran Jolevski.

Lajmi eshte konfirmuar edhe nga zyra e shtypit e sekretarit te pergjithshem te OKB, Ban Ki Moon, i cili ka thyer keshtu heshtjen e gjate qe kishte perfshire nje nga ceshtjet kryesore te rajonit te Ballkanit.

Top Channel