Vjedhjet e grabitjet pushtojne kryeqytetin

12/01/2009 21:00

Cdo dite ne Tirane ndodhin 10 deri ne 12 vjedhje, por si krim kunder pasurise policia rregjistron me pak se  gjysmat e tyre.

Te pakten kjo eshte nje statistike, per te cilen policia e kryeqytetit ka kohe qe perpiqet ta anashkaloje. Nderkohe qe ne shifrat zyrtare te zbulueshmerise se krimit, vetem ajo e vjedhjes arriti shifren e 57 perqindshit edhe vitin e kaluar, duke evidentuar keshtu nje prej pikave me te dobeta te policise aktualisht.

Parandalimin dhe kapjen e hajduteve qe kohet e fundit ne Shqiperi dhe sidmos ne kryeqytet, jane rritur akoma edhe me shume.

Vetem gjate vitit qe lame pas ne Tirane ndodhen 1465 krime kunder pasurise se tjetrit, ku u zbulan vetem 840 prej tyre, afersisht vetem gjysma, nderkohe qe jane arrestuar rreth 400 persona te cilet kane konsumuar kete veper penale.

Por gjithcka shkon pertej parashikimeve, kur mendohet se kryeqyteti ka te pakten 2 mije persona qe ushtrojne profesionin e hajdutit, perkatesisht te moshave te reja nga 15 deri ne 25 vjec.

Kuadrati i statistikave mbushet edhe me minorene, te cilet zene edhe rekorde te larta ne fushen e vjedhjeve duke kryer disa prej tyre ne nje afat kohor te shkurter.

Por cilat jane krimet qe nuk rregjistrohen ne polici, vjedhja e bizhuterive nga qafa zakonisht e femrave, grabitja ne te njejten menyre e cantave te dores, si edhe menyra e vjedhjes me te vjeter ne kohe ne kryeqytet, ajo ne autobuzat urban.

Ne fakt, Tirana duket frikshem ne oret e vona te mbremjes duke llogaritur ketu zonat e saj periferike, ku grupe te rinjsh sulmojne shpesh here.

Specialistet mendojne se dy jane shkaqet, gjendja financiare dhe perdoruesit e droges qe jane shkaktaret e nje gjendjeje kaotike te kryeqytetit.

Top Channel