Fergie martohet me aktorin Josh Duhamel

12/01/2009 12:55

Fergie, kengetarja e “Black Eyed Peas” martohet me aktorin Josh Duhamel. Mesohet se ceremonia e marteses u zhvillua te shtunen ne Kaliforni, ne Church Estates Vineyards te Malibuse, nen nje peme manjole te zbukuruar me mijera trendafila te bardhe.

Sipas disa burimeve, nusja dukej fantastike me nje fustan te bardhe te stiluar nga Dolce & Gabbana, ndersa dhjete shoqerueset ishin veshur ne te zeza.  

Cifti shkembeu unazat me mesazhet personale. Unaza e dhendrit ishte e thjeshte, prej floriri te bardhe, ndersa nusja e kishte te punuar me diamante kater karat dhe gure te tjere te cmuar.

Te pranishem ne ceremoni ishin emra te njohur te kinemase e muzikes, si Kate Hudson, Slash, Kid Rock dhe Rebecca Romijn. Nuk mungoi ne ceremoni as i dashuri i pare i kengetarit, aktori Mario Lopez. Lopez deklaroi se Josh eshte djale i mire. “Ata do te jene te lumtur bashke”, u shpreh ai.

Pas ceremonise, te ftuarit moren pjese ne pritjen e zhvilluar ne nje tende te dekoruar me peme dhe cati me drita.

Top Channel