Mjete dhe ekipe shpetimi nga disa vende europiane

09/01/2009 12:30

Pas kerkeses per ndihme te komitetit nderministror, drejtuar dy qendrave  te emergjencave civile te NATO-s dhe  asaj europiane kane reaguar disa shtete.

Sipas te dhenave te Drejtorise se Pergjithshme shqiptare, deri me tani kane ofruar ndihme Italia, Sllovenia, Austria, Greqia, Franca dhe Moldavia.  

Keto shtete kane ofruar ndihma ne mjete si helikoptere, autobote, gjenerator, varka dhe pompa.

Por jo vetem kaq pritet qe ne Shqiperi te mberrijne ushqime, medikamente dhe veshje nga keto vende qe i jane pergjigjur te paret thirrjes per ndihme. Mesohet se gjate dites se sotme do te mberrijne nga Italia dy helikoptere me medikamente dhe nga Greqia do te mberrijne 2 ekipe zjarrefikesish  me nje personel prej 29 vetesh.

Top Channel