Channel 4 kritikohet per reality-show me 20 te mitur

03/01/2009 18:45

Televizioni britanik Channel 4 eshte kritikuar per krijimin e nje reality-show qe ka si protagoniste disa femije, te cilet duhet t’i bejne balle jetes pa ndihmen e prinderve te tyre per 2 jave rresht.

“Djem dhe vajza vetem” qe do te transmetohet ne Britani duke nisur qe nga dita e marte, krahasohet me formatin reality Big Brother. Skenari bazohet tek 10 djem dhe 10 vajza te grupmoshes 8-11 vjec, te cilet duhet te krijojne mini-shoqerine e tyre qe nga fakti se me cfare ushqehen dhe deri tek sakrificat qe do bejne per te mbajtur njeri-tjetrin.

Kritiket me te medhenj te ketij formati jane juristet dhe shoqatat e bamiresise qe e cilesojne kete eksperiment si nje “turp me qellim thithjen e audiences”. Ne nje interviste per “Daily Mirror”, perfaqesuesja e Karitas-it, Camila Batmanghelidjh thekson se kur te miturit lihen pa prinderit afer, atehere kemi te bejme me raste mizore dhe abuzive.

Nga ana tjeter, Channel 4 ka mbrojtur projektin. “Ky nuk eshte nje projekt me qellim perfitimesh komerciale. Eshte krijuar me konsenjsusin e plote te prinderve”, deklaron zedhenesi i kanalit televiziv britanik. 

 

Top Channel