Ish-menaxheri padit Britney Spears dhe familjen e saj

04/02/2008 10:55

Ish-menaxheri i Britney Spears, ka ngritur nje padi, ku akuzon kengetaren dhe familjaret e saj per shpifje dhe prishje te kontrates.

Tre dite me pare nje gjykates dha nje urdher kufizues per Sam Lutfi, qe nuk duhet t’i afrohet kengetares. Babai i Britney, Jamie e kishte akuzuar ish-menaxherin se kishte bere gjithcka per ta mbajtur Britneyn larg familjes, por Lutfi jep nje tjeter version te ngjarjeve.

Sipas tij, ka qene ai qe e ka keshilluar kengetaren te pajtohej me prinderit, gjate kohes kur merrte ilace per te perballuar divorcin dhe humbjen e kujdestarise se femijeve.

“Jamie dhe Lynne nisen nje fushate genjeshtrash per te shkaterruar Lutfi dhe per ta larguar ate nga jeta e Spears”, thuhet ne padi.  

Top Channel