Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, doli mëngjesin e së dielës nga spitali, disa ditë pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër, informuan gazetat italiane.
Sipas mjekëve, gjendja e 31-vjeçarit ishte e tillë që nuk kërkonte më mbikqyrje 24-orëshe dhe ai mund të vazhdojë të trajtohet në banesën e tij normalisht.
Cassano pësoi një ishemi celebrale pas ndeshjes me Romën dhe u shtrua në një poliklinikë në Milano, ku analizat mjekësore treguan se problemi ishte shkaktuar nga një mosfunksionim i vogël në zemër.
Ndonëse problemi nuk është i tillë që të detyrojë lojtarin që të tërhiqet nga futbolli, sulmuesi do të qëndrojë jashtë fushave për 4-6 muaj, ndërsa rrezikon edhe pjesëmarrjen në Europianin e Polonisë dhe Ukrainës.
Top Channel