Titaniku rindërtohet në Kinë (FOTO)

16/09/2017 00:00

Një kopje e Titanikut është duke u ndërtuar në Kinë dhe puna për të risjellë anijen gjigante është në gjysmën e saj.

Ndërtuesit thonë se po punojnë me orë të zgjatura për ta përfunduar projektin në fund të këtij viti. Kopja e anijes luksoze të pasagjerëve, e cila u mbyt në vitin 1912 dhe i mori jetën të paktën 1.500 personave do të jetë pjesë e parkut madhështor në Sichuan, në jugperëndim të Kinës.

Romandisea, kompania që po ndërton anijen thotë se ajo do të jetë një kopje e saktë e Titanikut, nga madhësia deri në dekorim dhe në menu.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel