Kim Jong-un, baba për herë të tretë

29/08/2017 00:00

Ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten në nivelin ndërkombëtar pas lëshimit të një rakete mbi Japoni, nga Koreja e Veriut vjen një tjetër lajm.

Diktatori Kim Jong-un është bërë baba për herë të tretë, sigurisht në fshehtësi të madhe. Lajmi bëhet i ditur nga Koreja e Jugut. Gruaja e Kim, Ri Sol-ju duket se ka sjellë në jetë fëmijën e tretë të diktatorit në muajin shtator.

Gjinia dhe emri i fëmijës nuk dihen, ashtu siç ka ndodhur edhe me dy fëmijët e tjerë të udhëheqësit të Penianit. I vetmi informacion i rrjedhur nga shteti i izoluar është emri i vajzës së dytë, Ju-ae, e ardhur në jetë në 2013-n.

Zërat mbi shtatzëninë e Ri Sol Ju që duhet të jetë 27 vjeç ishin përhapur muajt e fundit pasi gruaja e liderit, praktikisht ishte zhdukur nga eventet publike. Ajo u fotografua për herë të parë krah diktatorit në 2012-n, ndërsa sipas burimeve të inteligjencës së Seulit, martesa mes tyre ka ndodhur në 2009-n.

Edhe mbi jetën e zonjës së parë të Koresë së Veriut dihet shumë pak. Viti i lindjes, sipas burimeve të ndryshme, është mes 1985 dhe 1989-s, sipas “New York Post” ka frekuentuar një shkollë muzike e në 2005 ka qenë nxitëse tifozësh në Korenë e Jugut për kampionatet aziatike të atletikës.

Disa burime pretendojnë se para se të martohej me Kim ka qenë këngëtare e pas martesës burri i saj i kishte konfiskuar CD-të e të gjitha materialet që mund të konfirmonin karrierën e saj. Megjithatë, kjo nuk është provuar. Ka edhe nga ata që thonë se Ri Sol You nuk është emri i saj i vërtetë.

Top Channel