Duhet të mësosh njëherë Iggy!

06/06/2017 00:00

Për Iggy Azalea nuk është e thënë të jesh perfekt në çdo gjë që dëshiron. 26-vjeçarja ka tentuar të mbajë barazpeshën teksa lundronte në det në Los Cabos të Meksikës.

Reperja australiane po shijonte diellin dhe sërfin, teksa humbi ekulibrin. Lopatën në një dorë dhe një dorë në ajër, ajo tentoi të kthente veten në bord, për të shmangur rrëzimin në ujë.

Nga fotot duken qartë tatuazhet e saj dhe ndërhyrjet kirurgjikale. Më herët për Ellen de Generes ajo foli për operacionet plastike.

“Mendoj se është një zgjedhje personale dhe kushdo, femër apo mashkull, duhet të marrë një vendim të mirëinformuar. Dhe nëse doni të ndryshoni diçka, atëherë të takon ty”, ka thënë ajo.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel