Bill Cosby: Tani jam i verbër

27/04/2017 00:00

Në intervistën e tij të parë pas më shumë se dy vitesh, Bill Cosby rrëfen se tashmë është tërësisht i verbër.

Duke folur për NNPA Newswire, ai thotë se u zgjua një mëngjes para dy vjetësh dhe i tha të shoqes: “Nuk mund të shoh”. Doktorët kanë thënë se nuk mund të bëhet asgjë për t’i rikthyer shikimin.

Cosby nisi të mos aktronte që prej dhjetorit të 2015 pasi u akuzua për ngacmime seksuale, fillimisht nga një punonjëse e Temple University. Ai do të shkojë në gjyq më 5 qershor.

Më pas ai u akuzua dhe nga 50 femra të tjera, për të cilat Cosby ka mohuar akuzat.

Vajza e tij e vogël, Evin Cosby, 40 vjeç, beson tek i ati dhe ka shkruar një ese personale duke mbrojtur atë.

“Ai nuk është abuzues, i dhunshëm apo përdhunues. Sigurisht, si shumë të famshëm është tunduar nga mudnësia, po ai kishte lidhjen e tij, dhe kjo është mes tij dhe nënës sime. Ata kanë punuar bashkë, dhe jam e lumtur për atë që kanë bërë për vete dhe familjen tonë”, shkruan Evin.

Top Channel