Meta: Vëmendje për edukim cilësor të të rinjve

25/04/2017 00:00

Kreu i LSI-së Ilir Meta është takuar me të rinjtë e LRI-së së njësisë administrative nr. 8 në Tiranë. Ai vuri theksin tek vëmendja që i duhet kushtuar arsimit të të rinjve, veçanërisht forimimit profesional.

“Është koha për t’i kushtuar një vëmendje më të përshtatshme edukimit më cilësor të të rinjve tanë dhe të fëmijëve tanë, në mënyrë të veçantë formimit të tyre profesional. Sepse është e domosdoshme për të rritur aftësitë e tyre në mënyrë që të gjejnë vende pune më të mirëpaguara. Për këtë kërkohet edhe një investim më i mençur dhe më cilësor i qeverisë dhe i shoqërisë sa i takon dijeve, arsimit profesional”, tha Kryetari i LSI-së.

Meta tha se fokusi kryesor duhet të përqendrohet te çështje, që ndihmojnë të rinjtë e të rejat, moshën e tretë dhe familjet e thjeshta që të jetojnë më mirë.

“Na duhet më shumë paqe sociale në shoqërinë tonë, na duhet më shumë paqe sociale në familjet tona, prandaj na duhet mesazhi pozitiv dhe i bashkëpunimit që jep LSI-ja”, deklaroi ndër të tjera Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta.

Top Channel