Hahn: Bashkimi, i papranueshëm. Deklarata pas takimit me Daçiç

24/04/2017 00:00

Në krah të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Hashim Thaçit dhe Edi Ramës për një bashkim të mundshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës nëse BE neglizhon këto vende.

“Shpreh zhgënjimin tim dhe mërzinë lidhur me deklaratat nxitëse të bëra nga disa liderë në rajon. Deklarata të tilla mund të cilësohen si ndëryrhje në punët e vendeve fqinje dhe në ndryshimin e kufijve dhe këto janë të papranueshme, të panevojshme dhe jo produktive”, deklaroi Hahn.

Komisioneri Hahn shkoi edhe më tej kur u pyet nga gazetarët nëse kjo ishte një manovër e Shqipërisë dhe Kosovës për të vënë nën presion Bashkimin Europian.

“Nëse dikush mendon se deklarata të tilla mund të na vënë nën presion neve, do të ishte një gabim i madh, sepse godet zemrën e këtij mesazhi. Bashkimi Europian ka interesa të forta për të pasur paqe, stabilitet, prosperitet në rajon dhe këto mund të arrihen vetëm me marrëdhënie të mira me fqinjët dhe kur të gjithë punojnë bashkë dhe kontribuojnë në zhvillimin e rajonit”, theksoi Hahn.

Top Channel