Trump firmos protokollin, përmbyll procedurat e antarësimit të Malit të Zi në NATO

11/04/2017 00:00

Presidenti amerikan Donald Trump firmosi protokollin që përmbyll procedurat e antarësimit të Malit të Zi në NATO.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump pret të takohet muajin e ardhshëm me udhëheqësit e Malit të Zi dhe vendeve të tjera të NATO-s në Bruksel për të mirëpritur anëtarin e 29-të aleancës.

Në deklaratën e saj, Shtëpia e Bardhë shton se pranimi i Malit të Zi u dërgon një sinjal vendeve të tjera që kërkojnë t’i bashkohen NATO-s se “dera për antarësim në bashkësinë euro-atlantike mbetet e hapur dhe se vendet në Ballkanin Perëndimor janë të lira të zgjedhin të ardhmen e tyre”.

Muajin e kaluar Senati ratifikoi me shumicë dërrmuese vendimin për pranimin e Malit të Zi në NATO.

Top Channel