Një avion i shkollës ushtarake serbe i llojit “Super Galeb G4” ka pësuar një aksident pasi ka rënë në afërsi të qytetit Shabac dhe si pasojë dy pilotët kanë gjetur vdekjen.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka bërë të ditur se avioni është përplasur gjatë një seancë të rregullt stërvitjeje, teksa fluturonte në një lartësi jo shumë të madhe dhe ka rënë afër disa fermave në një fshat.

Ushtria e Serbisë ka në përbërjen e saj 22 avionë të tipit “G-4” që përdoren për shkollim, por në rast sulmesh mund të përdoren edhe si gjurmues të lehtë.

Në Serbi vitet e fundit kanë ndodhur disa aksidente, kryesisht në stërvitje por edhe në fabrikat ushtarake.

Top Channel