Qytetet që i preferojnë turistët

10/03/2017 00:00

Qytetet Europiane janë më pak të preferuara për turistët krahasuar me ato aziatike. Sipas rankimit të fundit të Euromonitor, Hong Kongu kryeson listën si qyteti më i vizituar në botë.

Qyteti që mbante kreun si më i vizituari i Europës, Parisi, u rendit në 2016-ën në vend të pestë. Ndërkohë që Londra dhe qytetet italiane; Milano, Venecia dhe Firence  u ngjitën në këtë renditje.

Në kontinentin amerikan, Nju Jorku është qyteti që kryeson ndër të gjitha qytetet amerikane, duke u renditur i nënti. Lindja e Mesme dhe Afrika kanë 12 qytete në Top listën e qyteteve me të vizituara.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel