Tiranë, shpërthen bombola e gazit, 2 të plagosur

25/02/2017 00:00

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e së shtunës në një lokal në zonën e Vaqarrit, në Tiranë.

Nga shpërthimi kanë marrë plagë në trup dy persona, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë situatën nën kontroll.

Pas verifikimeve të para, dyshohet që shkak i shpërthimit të jetë bërë rrjedhja e gazit.

Dy personat e lënduar janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut, ndërsa bombola ka rezultuar e pakolauduar dhe jashtë standarteve.

Top Channel