“Fiks Fare”, protestuesit e Zharrëzës: PD na ka zënë vendin, duam të drejtat tona

23/02/2017 00:00

Pas 3 javësh greve urie, banorët e Zharrëzës kanë nisur në këmbë marshimin e tyre drejt kryeqytetit, për të protestuar mbi ndërprerjen e kërkimeve të naftës, që po u shemb shtëpitë.

Të shoqëruar nga gazetarët e “Fiksit”, në ditën e dytë të marshimit protestuesit pohojnë se do t’i shkonin deri në fund, pasi protesta e tyre nuk është politike.

Ata shprehen se janë të ndinjuar që institucionet po i injorojnë.

Për “Fiks Fare”, njëri prej protestuesve u shpreh se protesta e Partisë Demokratike u ka zënë vendin ku ata do të protestonin në Tiranë, e për këtë arsye do të zhvendosen duke protestuar para Ministrisë së Energjetikës.

Top Channel