Polici qëllon ndaj adoleshentëve, protesta në SHBA

23/02/2017 00:00

Qindra persona kanë dalë në protesta kundër policisë në Los Angeles, pas një incidenti ku një efektiv, i cili nuk ishte në detyrë, shkrepi gjatë një konflikti me disa adoleshentë.

Pamjet e ngjarjes janë bërë virale përmes rrjeteve sociale dhe kjo ka shtyrë familjarë të adoleshentëve, por edhe persona të tjerë të dalin në protestë.

Në video shfaqet, një efektiv i policisë së Los Angeles, jo në detyrë, ndërsa po konfliktohej me një grup adoleshentësh, e po tërhiqte një 13-vjeçar,  ka nxjerrë armën për t’i frikësuar, por aksidentalisht ai e shkrep atë.

“Mos qëlloni mbi fëmijët tanë”, ishin thirrjet më të shpeshta të protestuesve, që nuk ngurruan që t’u bllokojnë edhe rrugën makinave të policisë.

Raportohet se shkak i përplasjes fizike së efektivit me grupin e adoleshentëve ka qenë se këta të fundit po kalonin mbi oborrin e shtëpisë së tij.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel