Banda e grabitësve, arrest me burg për Dash Kupën

23/02/2017 00:00

Dash Kupa, i arrestuari i gjashtë i grabitjes në Rinas ka marrë sot masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata për Krimet e Rënda.

Gjatë seancës ai nuk ka pranuar akuzën për pjesëmarrje në grabitjen e ndodhur në rrugën e Rinasit dy javë më parë.

Dash Kupa u arrestua dy ditë më parë në pikën kufitare të Morinës, teksa ishte duke u kthyer nga Kosova.

Deri më tani shumica e 6 prej të arrestuarve janë informatorët dhe siguruesit e rrugës nga kalonin blindat. Admir Çerpja ka folur për herë të parë për njërin nga krerët e grupit. Njëri nga organizatorët e grabitjes së 3.2 milionë dollarëve është Dash Kupa, mësohet të ketë thënë Çerpja, ndërsa ka identifikuar edhe një person tjetër, të kërkuarin Admir  Murataj, një i kërkuar nga dy shtete me shumë se dy vjet pas arratisjes nga burgu i Larisës në Greqi.

Top Channel