Ekstradohet nga Anglia vrasësi shqiptar, u kap pas 18 vitesh

22/02/2017 00:00

Avni Metra, autori i vrasjes së dy vëllezërve në 1997, dhe që një vit më parë ishte në qendër të vëmendjes së mediave britanike, është ekstraduar nga Interpol Mancester drejt Shqipërisë.

53-vjeçari nga Burreli është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dyfishtë, teksa prej 1998 kishte ikur në Angli me identitet të rremë si Avdul Mekra nga Gjakova. Gjykata e Tiranës e ka dënuar më 12 shkurt të 2001 për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Ai i’u  dorëzua patrullës së Policisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Metra u vu në qendër të medias britanike, pasi dhe bashkëshortja e tij e akuzonte për dhunë sistematike, duke e quajtur edhe ‘psikopat’.

Top Channel