Jemi tjetër person 14 dhe 77 vjeç

21/02/2017 00:00

Në fakt mund të quhet një lajm i mirë për adoleshentët në të gjithë botën, pasi kur të rriten do të jenë një tjetër person.

Shkencëtarët kanë studiuar personalitetin e personave në moshën 14 vjeç dhe më pas, pas 6 dekadash, në moshën 77 vjeç.  Por grupi i studiuesve e pati të vështirë të gjente ndonjë lidhje mes njeriut në adoleshencë dhe në moshën e thyer.

Megjithatë ata gjetën disa trende specifike.  Kur jemi adoleshent, disa prej nesh janë më pak të ndërgjegjshëm, më impulsiv, me humor dhe acarues. Por ne bëhemi më social për disa vjet, dhe këto trende shkojnë në të kundërt kur rritemi.

Studiuesit e universitetit të Edinburgh presin të shohin disa të dhëna të qëndrueshmërisë së personalitetit për 63 vjet.

“Nuk ka pasur korrelacion pozitiv të fortë të mjaftueshëm për të gjetur ngjashmëri mes karakteristikave të adoleshencës dhe moshës së tretë”, thuhet në gjetjet e studimit të publikuara në Psychology and Aging.

Në konsideratë janë marrë tre pika kyçe të karakterit, vetëbesimi, këmbëngulja, stabiliteti i humorit, ndërgjegjshmëria, origjinaliteti dhe dëshira për të shkëlqyer. Nuk ka asnjë qëndrueshmëri domethënëse në asnjë nga këto gjashtë karakteristika.  Ata gjetën një lidhje “mjaft të dobët” mes ndërgjegjësimit dhe stabilitetit të humorit, por asnjë lidhje për pikat e tjera.

Grupi i studiuesve rekrutuar 1208 14-vjeçarë në Skoci më 1947 dhe u kërkoi mësuesve të tyre të përshkruanin personalitetin. Në 2012, autorët gjurmuan disa nga këta pjesëmarrës dhe i ftuan të merrnin pjesë në pjesën e dytë të studimit.

Nga 1208 persona pyetësori u plotësua vetëm nga 174 prej tyre.  Ata vlerësuan veten dhe i kërkuan dikujt tjetër që i njihte mirë që ti vlerësonte gjithashtu në këto 6 pika kyçe të karakterit, ku u vlerësuan kur ishin 14 vjeç.

Top Channel