Fshehu 2.2 kg heroinë në trup, kapet i riu në Portin e Durrësit

17/02/2017 00:00

Një pasagjeri iu gjetën 6 pako me lëndë narkotike të dyshuar për heroinë, gjatë kontrollit fizik në terminalin e Portit të Durrësit pasditen e së shtunës.

Pakot me drogë, 24-vjeçari Berald Ismaili i kishte të fshehura në trup, në pjesën e kraharorit dhe në këmbë.

I riu nga Durrësi do të udhëtonte në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, kur iu nënshtrua kontrollit fizik nga autoritetet policore, të cilat kanë dyshuar tek ai për shkak të veshjeve të fryra.

Ai është përpjekur të largohet me vrap kur është ndaluar për kontroll. Pas peshimit, sasia e drogës rezultoi të ishte 2.2 kg.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel