Filozofia, në gjimnaze

13/02/2017 00:00

Pedagogë, studentë dhe studiues të filozofisë në qytetin e Vlorës u mblodhën në edicionin e tretë të “Klubit Filozofik Russel”, në Universitetin Europian të Tiranës.

Qëllimi i këtij takimi 3-ditor që u mbajt në zonën e Llogorasë, ishte rikthimi i lëndës së filozofisë në shkollat e mesme.

“Është kënaqësi që në këtë vend kaq të shenjtë për natyrën dhe historinë shqiptare të organizojmë periodikisht një takim vjetor për filozofinë. Por, këtë radhë kemi një lajm: filozofia është rikthyer si lëndë e detyrueshme në shkollat e mesme dhe së shpejti do të bëhet edhe pjesë e maturës shtetërore”, tha Henri Çili, përfaqësues i UET-së.

Për Marsida Shehin dhe Ylli Pitarkën, mësues pranë shkollave të mesme në kryeqytet, kjo është një arritje e madhe: “Filozofia e ndihmon individin për të patur forcë argumenti dhe një cilësi mendimi më të mirë. Kjo ndihmon nxënësit dhe zhvillimin e shoqërisë”.

Filozofia do të jetë tashmë lëndë në arsimin e mesëm, ndërsa UET njofton se prej vitit të ardhshëm akademik, ajo do të jetë diplomë në këtë universitet.

Top Channel