Krimi i pasionit, viktimat përcillen për në banesën e fundit

11/02/2017 00:00

Një ditë pas ngjarjes tragjike në Shën Pjetër të Fierit, ku u gjetën të vdekur brenda një makine Drini Derveni, 35 vjeç dhe Ermira Arapi 20 vjeç, ende nuk ka një version zyrtar për shkaqet e e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Sipas policisë, 29-vjeçarja është vrarë nga 35-vjeçari, i cili më pas ka vrarë edhe veten.

Burime nga Policia e Fierit e cilësojnë krim pasioni, pasi të dy personat prej disa muajsh kishin lidhje intime me njëri-tjetrin.

Të dy ishin të martuar. 35-vjeçari nga Fieri kishte 2 fëmijë, ndërsa 29-vjeçarja nga Ngurëza e Lushnjes,  e martuar në fshatin Çlirim, kishte një vajzë, ndërkohë që bashkëshorti i saj është emigrant në Greqi.

Trupi i pajetë i 29-vjeçares është dërguar në fshatin e lindjes për të kryer ritet e ceremonisë mortore.

Top Channel