Minatorët kinezë, Gjiknuri: Analizë dinamikës së aksidentit

10/02/2017 00:00

Pas nxjerrjes së trupave të minatorëve kinezë, autoritetet shtetërore do të analizojnë dinamikën dhe shkaqet e aksidentit, për të marrë masat e neovjshme që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka shprehur ngushëllimet familjarëve të tre minatorëve që humbën jetën në këtë aksident.

“Njëkohësisht dua të shpreh falenderimet e mia dhe për grupet avaro/shpëtuese që punuan në kushte jashtëzakonisht të vështira, natën e ditën, me shpresën se do të arrinin të nxirrnin të gjallë prej fundit të minierës tre punëtorët kinez. Shpresë e cila u shua fatkeqësisht mbrëmjen e kaluar kur u gjetën trupat e pajetë në vatrën e aksidentit. Pas nxjerrjes së trupave, autoritetet shtetërore do të analizojnë dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti për të garantuar marrjen e të gjitha masave të nevojshme që ngjarje të tilla të mos përsëriten”, thuhet në mesazhin e Gjiknurit në Facebook.

Top Channel