Lushnje, hidhet nga kati i shtatë; humb jetën 35-vjeçarja

08/02/2017 08:30

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Lushnjes. Një 35-vjeçare ka rënë nga kati i shtatë i pallatit për motive ende të panjohura.

Arvenola Haxho ka ndërruar jetë në vend nga plagët e marra.  

Ngjarja ndodhi në lagjen “Loni Dhamo”, ku policia po heton për shkaqet dhe rrethanat e hedhjes së 35-vjeçares nga ballkoni.

Mësohet se viktima vuante nga epilepsia.

Top Channel