Fier, arrestohet 33-vjeçari. U kap me 45 doza hashash

05/02/2017 00:00

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një banues të lagjes “11 Janari”, i cili është kapur me 45 doza lëndë narkotike cannabis sattiva.

Në pranga ka përfunduar 33-vjeçari Aurel Osmëni, pasi gjatë natës është kapur në kushtet e flagrancës me sasinë e drogës, që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ai akuzohet tashmë për “prodhim e shitje të lëndëve narkotike”, teksa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Top Channel