Tritol në makinë, defekti në mjet shpëton dy udhëtarët

04/02/2017 00:00

Një pako me tritol është gjetur paraditen e kësaj të shtune në një automjet që udhëtonte në aksin Mamurras-Laç.

Dy personat që udhëtonin në mjetin në fjalë, me targë “AA 339 LZ”, kanë ndaluar në fshatin Gjorm për të kontrolluar makinën për defekt.

Por kur kanë hapur bagazhin kanë gjetur një pako të dyshimtë, për të cilën drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet K.V, nuk ishte në dijeni.

Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka kryer shpërthim të kontrolluar të pakos, që rezultoi të ishte me lëndë shpërthyese tip tritol.

Autoritetet lokale deklaruan se po hetohet për gjetjen e personave që kanë vendosur lëndën shpërthyese në makinë.

Top Channel