Greqi, kapet i kërkuar për vrasje nga Interpol Tirana

04/02/2017 00:00

Një 55-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim prej Interpol Tiranës, u kap prej forcave greke të rendit në zonën e Kozanit në Greqinë Veriore.

Sipas policisë, 55-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik për monentin, rezultoi të kishte kaluar në këmbë nëpërmjet kufirit të gjelbër që lidh Shqipërinë me Greqinë në afërsi të Kapshticës.

Policët grekë, që dyshonin për pjesëmarrjen e tij në trafik droge, e ndaluan dhe pasi bënë verifikimet në sistemin e Interpolit, rezultoi se ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, për akuzën e vrasjes me paramendim.

Pas kësaj, ai u dërgua në Gjykatën e Kozanit, ku u vendos nisja e procedurave të ekstradimit.

Top Channel