Brenda fortesave naziste në Norvegji

04/02/2017 00:00

Movik Fort, janë fortesat bunkerë të ndërtuar nga flota naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ato ndodhen në jug të Norvegjisë, në Kristiansand, dhe janë ndërtuar ndërmjet viteve 1941-1944 me qëllim mbrojtjen e trupave naziste nga kërcënimet e anijeve Aleate.

Emri origjinal i tyre është “Batterie Vara”, marrë prej Gjeneral-majorit  nazist,  Felix Vara, por pas përfundimit të luftës u riemërua si “Movik Forte”, nga Norvegjia.

Movik Forte u përdor si fortesë nga Norvegjia deri në prill të vitit 1959, kur u vendos për mbylljen e saj, por në ditët e sotme, kjo fortesë ka ngjallur mjaft interes për tu vizituar.

Ajo është kthyer në një lloj magneti për ekstremistët e djathtë, të cilët po shfaqin interes në rritje për të vizituar fortesat.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel