Krujë, tjetër arrestim në kuadër të “Shënjestrës”

01/02/2017 00:00

Në vijim të operacionit “Shënjestra”, Policia e Krujës ka ndaluar një shtetas tjetër, pjesë e një grupi “me aktivitet të theksuar kriminal”, nga i cili më 21 dhjetor të vitit të kaluar u arrestuan në flagrancë dy shtetas dhe u ndaluan shtatë të tjerë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë dokumentuar së në këtë grup kriminal është i përfshirë edhe një shtetas tjetër, i ndaluar dje. Albert Stafuka, 34 vjeç, banues në fshatin Cudhi, akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e aktivitetit kriminal edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Top Channel