Luan Rama: Reformat në shëndetësi e arsim, të dështuara

30/01/2017 00:00

Duke folur në nisje të pjesës së dytë në Top Story, Luan Rama u ndal tek marrëdhëniet mes LSI-së dhe PS-së dhe reformat e ndërmarra.

Ai la të kuptohej se forca e tij politike ka votuar disa prej reformave me rezerva. Luan Rama foli për dy reforma të dështuara të kësaj qeverie.

“Marrëdhëniet mes dy partive nuk kanë qenë ndonjëherë rozë. Kanë luhatje, por në thelb janë funksionale dhe kanë bërë të mundur reformat. Pavarësisht polemikave dhe diferencave në qendrime i kemi votuar dhe mbështetur edhe pse kemi qenë të bindur se një pjesë e tyre do të dështonin, si ajo në shëndetësi dhe ajo në arsim. Këtë e provoi reagimi qytetar dhe qeveria reagoi në atë që qeveria bëri më pas. Dështoi edhe reforma zgjedhore. Nuk u reflektuan rekomandimet e OSBE/ODIHR”, tha ai.

Si të suksesshme, ai vlerësoi reformën në drejtësi.

“Një nga reformat e suksesshme dhe më të rëndësishme është ajo në drejtësi. Ne e përmirësuam dhe mbërritëm tek ai draft që u miratua në mënyrë konsensuale për shkak të rolit të LSI-së”, shtoi Rama. 

Top Channel