Sekuestrohen 30 kg kanabis në Tepelenë, një i arrestuar

28/01/2017 00:00

Rreth 30 kilogramë lëndë narkotike, në sajë të operacionit “START”, është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, ndërsa është vënë në pranga një 54 vjeçar.

Policia bën të ditur se e ka gjetur drogën të fshehur në banesën e shtetases D.I në qytetin e Tepelenës, në 5 thasë plasamasi.

Në momentin e kontrollit, shtetasi Izvi Sada ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke goditur me grusht njërin prej tyre. Po kështu në bazë të veprimeve hetimore të kryera filloi procedimi penal në gjendje të lirë  për shtetaset  D.I dhe F.S.

Top Channel