Lezhë, sekuestrohen armë dhe drogë

26/01/2017 09:00

Policia e Lezhës ka sekuestruar drogë, armë dhe municione pranë Rrugës së Kombit. 

3 persona u arrestuan gjatë operacionit “Muzgu” në fshatin Zall-Xhuxh. 

Frrok Ndoj, 34 vjeç, Nikolin Ndoj, 38 dhe Aleksandër Domgjoni, 52, të gjithë banues në Mirditë, u kapën në flagrancë gjatë kontrollit të policisë.

Atyre iu sekuestrua një çantë sportive me 4 kilogramë kanabis, një pistoletë TT me 2 krehëra me 14 fishekë.

Top Channel