Dekriminalizimi, Administrativja rrëzon edhe kërkesën e Selamit

23/01/2017 00:00

Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi kërkesën paraprake të ish-deputetit të LSI, Shkëlqim Selami, i cili kishte kërkuar ngrirjen e vendimit të KQZ derisa të zgjidhej në themel padia e ngritur prej tij.

Gjyqtarja e çështjes vendosi që shqyrtimi në themel i kërkesës së ish-deputetit të vijojë më datë 6 shkurt. Pak ditë më parë e njëjta gjykatë rrëzoi të njëjtën kërkesë edhe për ish-deputetin demokrat Dashamir Tahiri.

Dy ish-deputetët kërkojnë nga gjykata të shfuqizohet vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që iu hoqi atyre mandatin pas kontsatimit të prokurorisë se kishin shkelur ligjin e Dekriminalizimit.

Top Channel