21 Janari, Veliaj: Reforma në gjykata, shpresë e re

21/01/2017 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ngjarjet e 21 janarit të 6 viteve më parë.

“21 Janar, Tiranë! Nuk harrojmë ditët kur kryeqyteti u përgjak! Mund të ishte secili prej nesh atë ditë!”, thotë Veliaj.

Edhe ai shpreh bindjen se reforma e nisur në drejtësi do ta çojë drejtësinë në vend.

“Reforma në gjykata, shpresë e re për gjykim të ndershëm të 21 Janarit. Sot mund ta shkallmosh Kryeministrinë dhe Bashkinë, por asnjë frikë për plumba në mish”, shton Veliaj.

Top Channel